Lajme Shqip Tuesday, 27 August 2013 11:28

Tiranë- Një vajzë ka rënë pre e një sulmi me acid paraditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë, ku 27 vjeçarja me inicialet V. D është sulmuar me acid në fytyrë. Menjeherë ajo është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton “Ora News”.

Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të sulmit. Nga ana e bluve po punohet paralelisht për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë.