Lajme Shqip Wednesday, 11 September 2013 13:12

Tiranë- Ne prag te seances së Kuvendit, ku pritet të paraqitet programi i qeverisë ‘Rama’, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur një mbledhje në selinë blu.

Mbledhja e të djathtëve ka nisur rreth orës 10:15 dhe u diskutua në lidhje me qëndrimin që kjo forcë do mbajë për programin e qeverisë së re.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, mësohet se të djathtët kanë rëndë dakord që debati për programin të zhvillohet pas dy ditësh.

Nga PD konfirmohet se mazhoranca ka rënë dakord që opozitës t’i jepet koha e duhur për tu njohur me programin. Edhe PD konfirmon faktin që sot pritet të prezantohet në Kuvend vetëm programi dhe të shtyhet debati.

 

BASHA: TË NA DORËZOHET DRAFTI LIGJËRISHT PËRMES KUVENDIT

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha kërkoi që programi i PS të vihet në dispozicion ligjërisht dhe jo nëpërmjet mediave. “Nuk lejojmë të na nëpërkëmbin”, tha Basha në një komunikim me mediat pas mbylljes së kësaj mbledhje.

“Uroj që procesi të vendosët në binarët kushtetues duke filluar me depozitimin kushtetues të programit që nuk ka ndodhur akoma. Programi qeverisës nuk është vënë në dispozicion ende në mënyrë kushtetuese, përmes Kuvendit të Shqipërisë. Opozita kërkon që materiali tu jepet në mënyrë zyrtare tu jepet nëpërmjet kuvendit dhe jo mediave, rrugë që ka ndjekur PS.
Programi të në vihet në dispozicion nga Kuvendi në mënyrë kushtetuese, pas kësaj të përgatitemi për debat serioz gjithëpërfshirës e transparent. Për këtë jemi të gatshëm të ushtrojmë përgjegjësite, në Kuvend si opozita shqiptare, sikundër përsëris se akti i djeshëm është precedent jo premtues dhe se opozita është e vendosur për të mos lejuar nëpërkëmbjen e të drejtave themelore të saj dhe të shqiptarëve që përfaqëson e të mos pranojë kulturën e vjetër të arrogancës, apo përpjekjes për ti mbyllur gojën që në rastin e parë”.

Një ditë më parë, Partia Demokratike tha se, socialistët ende nuk u kanë sjellë zyrtarisht një kopje të programit qeverisës dhe se ata kanë nevojë për më shumë kohë që të përgatisin diskutimet. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha dje se, socialistët rikthyen metodat e tyre të vjetra të punës, duke shkelur të drejtat e opozitës, vetëm pak minuta pasi premtuan publikisht nga tribuna e parlamentit se do t’i respektonin ato.

Sipas tij, reflektimi për shtyrjen e seancës erdhi pas qëndrimit të prerë të opozitës. “Tani kjo të përkthehet në veprime konkrete e të mos pasohet nga të tjera akte e mendësi të vjetra”,- tha Basha. /BW/