Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 16:24

Tiranë – Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, tha se është i patolerueshëm fakti që janë të liçensuara 225 kompani për prerje drurësh.

Në Fakultetin e Agro-Mjedisit dhe Ekologjisë, të Universitetit Bujqësor të Tiranës u zhvillua një konferencë me studentët e këtij fakulteti. Ministri i Mjedisit solli si shembull përmbytjet në Shkodër janë dëshmia se si reagon natyra kur ne vëmë dorë në të.

“Erozioni, ndërtimet në toka bujqësore dhe anasjelltas tokat që mund të përdoreshin për ndërtim janë djerrë, këto janë disa nga problemet e tjera,” tha ministri Mediu.

Në Fakultetin e Agro-Mjedisit është ngritur dhe një laborator bujqësor, ku studentët zhvillojnë disa lëndë shkencore, si dhe ambientet përreth shërbejnë si hapësira eksperimentale.