Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 15:38

Tiranë – Prokuroria ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit për lirimin e 3 efektivëve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të dyshuar në ngjarjet e 21 janarit.

Burime zyrtare nga Gjykata e Lartë konfirmuan mbërritjen në këtë Gjykatë të kërkesës së Prokurorisë për ricaktimin e masës shtrenguese së arrestit me burg për 3 efektivët e Gardës, Sadik Çela, Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli.

Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit vendosi  shfuqizimin e masave të arrestit me afat 30 ditor ndaj tre efektiveve të Gardes,  marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë pas arrestimit të tyre lidhur me ngjarjet e 21 janarit.

Në argumentin e saj, Gjykata e Apelit deklaroi mungesen e provave ndaj te dyshuarve, përkundër pretendimit te prokurorisë. Tashmë, i mbetet Gjykatës së Larte të vendose lidhur me masat e sigurise ndaj 3 punonjesve te  Gardes se Republikes.

Ata dyshohen për përdorim të armëve të zjarrit me pasojë vdekjen e 4 shtetasve gjatë demonstratës së dhunshme të opozitës në 21 janar para selisë së Kryeministrisë.