Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 11:31

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur sot 3 deputetët socialistë Tom Doshi, Paulin Stërkaj dhe Besnik Bare për t’i marrë në pytje për pjesmarrjen, rolin dhe organizmin në protestë dhe të gjithë itinerarin e zhvilluar gjatë asaj ditë para Kryeministrisë.

Deputeti Besnik Bare pa imunitet konfirmoi autorsinë e PS për organizmin e mitingut, ndërkohë theksoi se pasi ka mbërritur me deputetë të tjerë në afërsi të ‘Hotel Dajtit’ ka parë gjithë rrëmujën dhe kaosin e krijuar si dhe policinë e cila për të shpërndarë turmën ka lëshaur gaz lotsjellës Në dëshminë e tij, Bare tha se është qëlluar me armë kur ka patur një numër të vogël njerëzish. Ndërkohë që sipas tij Kryeministria nuk është sulmuar.  

Deputeti Paulin Stërkaj, dëshmoi para organit të akuzës se të shtënat kanë filluar pas lëshimit të gazit lotsjellës nga ana e policëce. Ndërkohë që sipas tij deputeti Tom Doshi është përpjekur për të qetësuar turmën e irrituar pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Stërkaj tha se ka parë të plagosur të cilët transportoheshin drejt spitaleve. 

Kuvendi në seancën e 2 shkurtit 2012, votoi me shumice votash heqjen e imunitetit 3 deputetëve socialistë. Ligjvenesit te majte dh të djathte bashkuan votat per heqjen e imunitetit për Besnik Barajn, Tom Doshi dhe Taulant Ballën.(LajmeShqip.com)