Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 16:00

Tiranë- Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar sot kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë se arrestit në burg ndaj ish- komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit.

Gjykata e Apelit, ne një seance që zhvilloi sot,  vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit në shtëpi ndaj te pandehurit Prendit,  marrë pak ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë.   Në këtë mënyrë, kjo  Gjykatë ka rrëzuar kërkesen e prokurorisë për ndryshimin e masës nga arrest në shtepi, në  arrest në burg ndaj ish -komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.

Vendimi është marrë pasi  trupi gjykues i çështjes, i përbërë nga gjyqtarët Artan Broci, Edmond Gogo dhe Gjin Gjoni u njohën me pretendimet e palëve në proces.  Kështu, përfaqësuesi i  prokurorisë kërkoi masen e  arrestit  ne burg ndaj Prendit, me argumentimin se, ekzistojnë dyshime te arsyeshme për implikimin e tij në ngjarjet e 21 janarit.  Për prokurorine,  ish- komandanti i Gardes, Ndrea Prendi  ka qëlluar me arme  në drejtim te turmes ne 21 janar 2011 gjate demonstrates para selise se Kryeministrisë.

Ndërkohë që njëri nga plumbat e dale nga pistoleta e Prendit, pretendohet se  ka vrarë shtetasin Faik Myrtaj.  

Prendi, sikurse deklaroi prokurori,  në deklarimet e tij ne organin e prokuroise  ka deklaruar se nuk ka qëlluar me armë ditën e ngjarjes.  

Por, kërkesa e prokuroise ka hasur në kundërshtimin e palës mbrojtese, e cila kërkoi mospranimin e saj. Madje pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Genc Gjokutaj, kërkoi një masë më të butë për klientin e tij, atë me detyrim paraqitje në organet e rendit, kerkesë kjo, e cila u rrëzua nga Gjykata.

Pala mbrojtese, duke kundërshtuar akuzën e prokuorise, deklaroi se prokuroria  ka anashkaluar ligjin e Gardës se Republikes, që prashikon se është detyrë e Gardës të përdorë armët në rast sulmi. Ndërkohe qe,prokuroria nuk ka arritur të shpjegojë shkaqet dhe motivet e akuzes ndaj Prendit.

Pala mbrojtëse vuri në dukje se ish komandanti i Gardes Prendi nuk përbente rrezik për shoqërine apo për t’iu shmangur hetimit, pasi ka qënë përherë në dispozicion të hetuesve të çështjes.

Ish- komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi akuzohet për vrasjen me armën e shërbimit të shtetasit Faik Myrtaj në demonstratën e opozitës në 21 janar 2011. Ai u arrestua pak ditë më parë, pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë së arrestit në shtëpi ndaj tyre.

Në demonstratën e dhunshme të opozitës në 21 janar 2011 para selisë së kryeministrisë, mbetën të vrarë me armë zjarri katër shtetas, ndërsa u plagosën dhjetra të tjerë, civilë dhe punonjës policie. (LajmeShqip.com)