Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 16:12

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Islam Lauka kanë biseduar për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve në fushën e arsimit.

Ministri Buja ka thënë se do të punohet që të dy vendet të kenë suksese të përbashkëta në këtë lëmi.

Ndërkohë që ambasadori i Shqipërisë ka thënë se fuqizimi i bashkëpunimit nënkupton integritetin e planpgorgameve mësimore meqë sic tha ai të dy qeveritë duhet të punojnë për një gjë të tillë, meqenëse kemi një gjuhë dhe një kulturë.

Madje Lauka tha se viti 2011-2012 , do të jetë viti i Abetares së njëjtë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lauka ka thënë se Kosova është treguar çdo herë e gatshme të bashkëpunojë me Shqipërinë në fushën e arsimit ndërkohë që u premtua se studentët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të kenë asnjë kufizim sa u përket studimeve qoftë në Tiranë apo Prishtinë.