Lajme Shqip Monday, 24 August 2015 11:22

Një borxh prej 200 mijë eurosh që i biri i Zef Grudës, Pal Gruda, ia kishte Asdren Mekajt, kushëririt të kryetarit të Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, sipas dyshimeve të Prokurorisë është borxh fajdeje.

Këtë borxh, Sali Mekaj e kishte marrë për obligim ta nxjerrë privatisht, për nipin e tij Asdren Mekaj, që para disa muajsh ka ikur në ShBA, pas dyshimeve se ai është pjesë e një grupi të fajdexhinjve.

Mekaj po përpiqet t’i demantojë këto pohime, duke mohuar që ai të jetë i përfshirë në fajde.

Por, në një deklaratë noteriale të siguruar nga gazeta “Zëri”, shihet se Gruda para noteres Edlira Hyseni nga Tirana, në prezencë të Asdren Mekajt ka pranuar borxhin prej 200 mijë eurosh dhe kthimin e këtij borxhi përmes gjashtë pagesave.