Lajme Shqip Thursday, 06 June 2013 10:58

Tiranë – Gjykata e Apelit shpalli verdiktin final për Albenc Agon, duke e dënuar me dy dekada burg, pasi e gjeti fajtor për krimin e rëndë. Ago u dënua për vrasjen e nënës së këntëtares së madhe Elsa Lila, Eva Vishajt. Ago u dënua në mungesë në vitin 2005 nga Gjykata e Tiranës dhe një vit më vonë u ekstradua nga Italia, duke nisur dhe betejën ligjore me drejtësinë shqiptare. 

Eva Visha, para se të qëllohej me një plumb në sy, ishte keqtrajtuar me sende të forta dhe hedhur në anë të rrugës. Dosja për shumë kohë mbeti pa autor dhe vetëm në vitin 2004, me insistimin e familjarëve, prokuroria e rihapi çështjen.

Një vit më parë, u vu nën akuzë Albenc Ago dhe dosja ndaj tij u dërgua për gjykim. Gjykata e Tiranës firmosi dënimin me 20 vite në mungesë.