Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 13:51

Me rastin e ditës së Policisë së Kosovës dhe në shenjë respekti për 14 policët e rënë gjatë detyrës, në ankandin e organizuar publik të organizuar gjatë muajit shtator janë mbledhur 181 mijë e 303 euro për të ndihmuar familjet e policëve të rënë në detyrë.

Të gjitha këto mjete janë grumbulluar në  llogarinë rrjedhëse të Sindikatës së Policisë së Kosovës  enkas e hapur për kete qëllim.

Shaban Tasholli nënkryetar  i Sindikatës së Policisë së Kosovës me këtë rast tha se  mjete e grumbulluara nga ky ankand në mënyrë proporcionale u ndahen 14 familjeve të policëve të rënë në detyre.