Prishtinë -Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori sot vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të Komunës së Kaçanikut të mbahen më datë 17 qershor 2012.
Vendimi u mor duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe në marrëveshje me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.
Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Kaçanikut, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi. (LajmeSh qip.com)