Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 17:29

Prishtinë – Gjykata e EULEX-it e ka dënuar me 15 vjet burg dhe 4 mijë euro gjobë ish-pjesatarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Gecin.

Ai është gjetur fajtor për, siç është thënë, krime lufte në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Kurse Riza Aliaj është dënuar me 12 vjet, Haki Hajdari me 6 vjet dhe Shaban Hoti 7 vjet burgim, nga EULEX-i. (LajmeShqip.com)