Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 11:17

Prishtinë-Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Vetëdijësimin e rrezikut nga minat FSK-ja ka nisur sot aktivitetet e sezonit veror për deminim. Kompania e Deminimit të FSK-së sot në Ajvali në juglindje të Prishtinës ka filluar aktivitetin për pastrimin e kësaj zone nga minat.

Në fillimin e punëve të kësaj kompanie mori pjesë edhe Ministri i FSK-së Agim Ceku, i cili tha se minat nuk zgjedhin viktima edhe FSK-ja nuk zgjedh se kujt ti ndihmoj, ajo është e gatëshme në cdo kohë tu shërbej të gjithë qytetareve të Kosovës.

Zonat më të rrezikuara nga minat në vend janë ato rreth kufirit,sidomos atij me Shqiprinë sic është rajoni i Kosharës, Junikut, Gorozhupit, Nilajt dhe zonës së Pashtrikut.

Që nga viti 1999, 114 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën, ndërkaq janë plagosur 451. Këtë vit, njësitet e çminimit të FSK-së, do të operojnë në pastrimin e disa fushave të identifikuara me mina dhe mjete tjera të pa shpërthyera.

Që nga viti 1999 janë regjistruar 4 mijë e 500 fusha të minuara. Sot FSK-ja ka arritur të zvogëlojë numrin e fushave të rrezikshme në 57 dhe 44 të dyshuara që presin të verifikohen. (LajmeShqip.com)