Lajme Shqip Thursday, 05 September 2013 11:25

Prishtinë- Serbët aplikuan në KQZ ashtu siç iu kishte kërkuar Beogradi – me listë të përbashkët “Serbija”. Atë e dorëzoi mbrëmë brenda afatit ligjor kryetari i të ashtuquajturit qark i Kosovës, Vlladeta Kostiq. Lista qytetare unike serbe në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, do të përfaqësojë serbët në 24 komuna të Kosovës.

Pas aplikimit të serbëve, tani në KQZ numri i subjekteve që kanë aplikuar për të garuar në këto zgjedhje ka arritur në 102, nga të cilat 18 janë serbe, 33 parti politike, 2 koalicione, 53 nisma qytetare dhe 15 kandidatë të pavarur.
Nuk ka konfirmime në KQZ nëse të gjithë do të certifikohen. 
Zyra për regjistrimin e partive politike ka 15 ditë afat për kontrollimin e dokumentacionit, ndërsa më 19 shtator hedhet shorti për renditjen e subjekteve në fletëvotim./ koha/