Lajme Shqip Sunday, 23 September 2012 10:10

Stubëll – Nuk  shuhen  përpjekjet për bashkimin e trojeve shqiptare. Në kishën e fshatit Stubëll, përfaqësues të familjeve Jashari, Ramadani e Rugova, përfaqësues të trevave shqiptare si dhe Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes, nënshkruan paktin e bashkimit me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, transmeton KTV.

Ipeshkvi Dodë Gjergji, bekoi dhe flamurin kuqezi. Ai në fjalimin e tij të gjatë tha se qendra e kombit shqiptar dhe e bashkimit kombëtar, ka qenë Kisha. Përjashta kishës ku u mbajt ceremonia qendrore e takimeve të Don Mikel Tarabulluzit, shtrihet flamuri gjigant, ai i kuqezinjve të përfaqësueses shqiptare në futboll.

Më pas, në sallën e madhe u mbajt ora e madhe letrare ku 40 poetë dhe poetesha lexuan poezitë e tyre. Më i miri i tyre u shpallë Mëhill Velaj me poezinë “Jam Marathonomaku yt” që u kurorëzua me çmimin Agim Ramadani. Takimet e Dom Mikelit, janë një manifestim i rregullt kulturor që mbahet për të 23 herë në këto treva.(LajmeShqip.com)