Lajme Shqip Tuesday, 04 December 2012 16:20

TIRANË- Forcat e Armatosura festojnë 100 vjetorin e krijimit.

Presidenti i vendit, i pranishem gjate ceremonise ka nderuar Shtabin e Pergjithshem me urdherin “Nderi i Kombit”.

Ministri i Mbrojtjes, Armen Imami, ne fjalen pershendetese, deklaroi se sot FA kane pesuar nje transformim rrenjesor, te denje per nje vend te NATO-s.

“Mirënjohje qeverive të vendit mik SHBA dhe partnerëve që kontribuan për modernizimin e FA. Ne arritëm të transformojmë rrënjësisht FA, ndërtuam ushtri euroatlantike, qindra mijëra tonë materiale të rrezikshme i asgjësuam, e sot kemi ushtri të pastër dhe një Shqipëri më të sigurtë”- tha Imami.

Sipas tij, FA u është ndërruar faqja. “Ushtari e oficeri janë më të përgatitur, të trajnuar e arsimuar më mirë, të veshura më mirë e me pajisje moderne. Ushtria jonë sot nuk shkel më në territore të panjohura”- tha ai.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, shefi i shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi ka vlerësuar rrugën e gjatë që kanë bërë FA për të mbërritur në reformimin më të fundit të saj.

“FA u konsoliduan duke mbartur vlerat më të mira të traditës së popullit. Sot mbushin 100 vjet, histori me vështirësi e sfida, por është historia jonë. Kujtojmë sot gjithë historinë e luftës për mbijetese, zhvillim e prosperitet, kujtojnë kontributet e bëra në historinë, atë që e themeluan këtë forcë”- tha ai, duke falënderuar kontribuuesit në FA.(LajmeShqip.com)