Lajme Shqip Monday, 01 October 2012 13:18

Prishtinë – Më 1 tetor të vitit 1997, rreth 20 mijë student të Universitetit të Prishtinës, vërshuan rrugët e kryeqytetit duke protestuar për dhunën e egër që ushtronte pushteti serb mbi popullin e Kosovës.

Edhe përkundër kordonëve të hekurta që kishte krijuar policia e serbe, e armatosur deri në dhëmbë, studentët arritën t’i bënin ballë rrahjeve dhe arrestimeve të shumta. Për Driton Lajçin, njërin nga protagonistët e atyre ngjarjeve që shënuan kapitull të ri në historinë e përgjakur të Kosovës, një tetori mbetet datë që shënon hapin e parë drejtë lëvizjeve politike por edhe çlirimtare.

 “Ka qenë një shkundi e rëndësishme politiko-çlirimtare, e dhënë në momentin dhe vendin e duhur, e cila më vonë rezultoi me lirinë e Kosovës”.

Sakrifica studentore e para 15 vjetëve, për Bujar Dugollin, ka hapur shtigjet tjera të zhvillimeve politike dhe çlirimtare. E për udhëheqësin tjetër të Lëvizjes Studentore, Muhamet Mavrajn, për më pak se dy vjet të fillimit të atyre ngjarjeve, gjërat kishin lëvizur përtej parashikimeve të studentëve.

Pas Demonstratës së 1 tetorit 1997, të organizuara nga rinia studentore e atyre viteve, erdhi deri te masivizimi, mobilizimi dhe shtrirja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që përfshiu shqiptarët në të gjitha viset e tyre, epilogun e së cilës e kemi të gjithë të njohur. (LajmeShqip.com)