Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 15:56

Prishtinë – Qeveria e Kosovës është në prag të rrëzimit, kjo për shkak të krizës së krijuar javën e kaluar, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se presidenti Behgjet Pacolli ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, sepse nuk kishte kundërkandidat dhe se mungonte kuorumi i nevojshëm, raporton njëra ndër gazetat britanike më me ndikim, “The Telegrah”.

Zyrtarë të lartë të AKR-së së Pacollit thonë se zgjedhja e tij si president, është kusht i marrëveshjes së koalicionit, e arritur pas tre muajsh të negociatave pas zgjedhjeve të dhjetorit. Por, deputetët e opozitës konfirmojnë se do të vazhdojnë përpjekjet për të bllokuar zgjedhjen e tij.

“The Telegraph”, si kandidatin më të pranueshëm për president të Kosovës, e paraqet ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

“Kandidati më i pranueshëm dhe më i besueshëm për president për opozitën, mund të jetë ish-kryeministri Agim Çeku, ish komandant suprem UÇK-së, që bëri luftë guerile për të fituar pavarësinë. Ende nuk dihet se cila do të jetë oferta në mënyrë që ai të jetë i pranuar për partinë e Pacollit.