Prishtinë – Njësitet e KFOR-it dhe EULEX-it, do të kryejnë më 30 qershor ushtrimin e rregullt dhe të përbashkët fushor “Skifteri i Ballkanit” në kampin e Vrellës.
Pjesa e dytë e ushtrimit do të mbahet në të njëjtën kohë në aeroportin e Gjakovës.
Për herë të parë në traditën e “Skifterit të Ballkanit”, njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të marrin pjesë në ushtrim me kompetenca të përcaktuara zyrtarisht.
Kjo organizatë do të kontribuojë në operacionet e mbrojtjes civile, siç janë operacionet e zjarrfikjes, operacionet e kërkim-shpëtimit, operacionet e evakuimit mjekësor, operacionet për mënjanimin e lëndëve plasëse dhe operacionet për menaxhimin me materie të rrezikshme.