Lajme Shqip Monday, 13 August 2012 07:16

Afaristi shqiptaro-amerikanë Florin Krasniqi është paditur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një shoqatë që mbron të drejtat e punonjësve të industrisë së metaleve.

Më 27 korrik të këtij viti Fondi Kombëtar Pensional i Punonjësve të Industrisë së Metaleve ka ngritur padi ndaj Florin Krasniqit dhe kompanisë “Triangle General Contractors”.

Një publikues online e vendimeve gjyqësore në SHBA ka njoftuar se rasti është dorëzuar në Gjykatën e Distriktit Lindor të New Yorkut

Paditësit kërkojnë nga deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje” dhe kompania e tij që të respektojë një ligj të miratuar në vitin 1974 që ka të bëjë me beneficionet e punonjësve pas daljes së tyre në pension.

Krasniqi aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e  Lëvizjes “Vetëvendosje” , një kundërshtare e rreptë e kryeministrit Hashim Thaçi dhe privatizimit.

Gjatë kohës së luftës ai kishte mbledhur fonde për të ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila kishte për udhëheqës të drejtorisë politike kryeministrin aktual të Kosovës.

Para 24 vitesh Krasniqi kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Stacey Sullivan një gazetare amerikane ka shkruar një libër për jetën e afaristit shqiptaro-amerikanë të cilin e ka titulluar:  “Mos kij frikë se i ke djemtë në Amerikë: Si e futi “Pullazxhiu Amerikën në luftë në Kosovë”.

Në këtë libër ajo ka treguar se Krasniqi ishte future ilegalisht nga Meksika në SHBA duke u fshehur në gepekun e një veture Cadillac me ngjyrë të bardh. Ai kishte pasur vetëm 50 dollarë kur kishte shkelur tokën amerikane.

Kishte nisur të punonte si grupues kanalesh e në vitin 1993 kishte themeluar firmën “Triangle General Contractors” në New York, për t’u marrë me riparimin e kulmeve të shtëpizave dhe objekteve tjera.

Kjo punë i kishte dhënë edhe nofkën “Pullazxhiu”.