Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 13:59

Prishtinë – Ekspertja gjermane për Ballkanin Perëndimor, Johanna Deimel ka theksuar se elita politike e Serbisë e ka humbur lidhjen me qytetarët e rëndomtë serbë të cilëve moti nuk ua ndien për Kosovën.

“Rezultatet e hulumtimit të opinionit tregojnë se Kosova për serbët nuk është më prioritet”, ka thënë ajo për gazetën serbe“Danas”.

Sipas saj, njerëzit janë më realiste dhe do të pranojnë, ose veç kanë pranuar se Kosova është e humbur.

”Kosova në fakt është një barrë e madhe që bllokon politikën serbe në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Kam frikë se ‘konsensus kombëtar’ është lojë për të hedhur hi syve në mënyrë që nga bashkësia ndërkombëtare të kërkohet ndarja e Kosovës”, ka deklaruar Deimel. (LajmeShqip.com)