Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 10:36

Prishtinë (PLOTESUAR, 8 Shkurt, 13:25) Shtyhet seanca e radhës, e shqyrtimit gjyqësor në rastin “Kleçka” për deputetin Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij.

Arsyet e kësaj shtyrje nuk dihen.

Sipas avokatëve mbrojtës, shtyrja mund të ketë ndodhur për shkak se trupi gjykues nuk ka arritur t’i shqyrtojë të gjitha argumentet që dje i ka paraqitur mbrojtja në lidhje me thirrjen e Salustros si dëshmitar i çështjes.

*****************************

Prishtinë-Vazhdon gjykimi për rastin “Kleçka” kundër ish ministrit Fatmir Limaj dhe 9 ish bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së.

Edhe gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet beteja ndërmjet palës mbrojtëse dhe asaj akuzuese nëse në këtë proces do të bëhet ose jo dëshmitar prokuroi i çështjes Muarizio Salustro.

Përgjatë dy ditëve, paneli i gjyqtarëve ka dëgjuar argumentet e mbrojtjes dhe prokurorisë nëse italiani Salustro duhet thirret si dëshmitar për t’i sqaruar disa prej rrethanave dhe dyshimeve të ngritura nga i ndjeri Agim Zogaj dhe bashkëshortja e tij, Ganimete Thaçi.

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Karim Khan e ka konsideruar të domosdoshme për ecurinë e mëtejshme të procesit marrjen në pyetje të prokurorit duke shprehur madje edhe gatishmërinë që ta bëjë këtë edhe në një seancë të mbyllur.

Po ashtu ai ka deponuar para trupit gjykues një tjetër dokument që është pranuar si provë e që ka të bëjë me letrën e Agim Zogajt të nëntorit të vitit të kaluar që ngrit akuza kundër Salustros.

Vetë prokurori ka thënë se duhet të thirret si dëshmitare bashkëshortja e Zogajt për ta sqaruar çështjen e kësaj letre si dhe nëntë ish bashkëpunëtor të tij të EULEX-it përktiazi me akuzat, por ai nuk ka nevojë që të dëshmoj. 

Në të njëjtën frymë janë prezantuar edhe avokatët e tjerë mbrojtës.

Nëse trupi gjykues merr vendim për thirrjen e Salustros si dëshmitar, atëherë ai automatikisht sipas mbrojtjes duhet të përjashtohet nga udhëheqja e këtij rasti.