Lajme Shqip Friday, 06 April 2012 13:49

Prishtinë-Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit  nuk ka qartësuar mosprezencën e prokurorit italian Maurico Salustro në tri seancat e fundit të  gjykimit për krime lufte në ashtu quajturin rasti ” Kleçka”.

Prokurori të cilën mbrojtja e të akuzuarve ka kërkuar disa herë të largohet nga ky rast mësohet se ka pasur telashe me punëdhënësin e tij EULEX-in.

Këto telashe janë shpjeguar brenda  misionit si telashe  për arsye shëndetsore, por zyrtarisht nuk është qartësuar mungesa e tij.

Zëdhënsësja e EULEX-it Irina Guduleviq ka konfirmuar vetëm se Saulstro është prokuror akoma në rastin Klecka.

Tahir Rrecaj avokati i i të akuzarit kryersor në këtë rast  Fatmir Limajt ka thënë se do të ishte e  udhës për procesin që ai të largohet.

“Ai nuk ka qenë prezent në tri senacat e fundit. As ne as gjykata nuk ka marr sqarime zyrtare në këtë rast. Megjithatë është në dorën e Prokurorisë Speciale të EULEX-it për të vendosur në këtë rast. Ne edhe ashtu kemi kërkuar largimin e tij”.

Gjykata kishte refuzuar më herët kërkesën e  mbrojtjes për largimin e tij. Prokurori italian Mauricio Salustro është në ekipin e prokurorëve të EULEX-it të cilët punojnë më tepër tek rastet e krimeve të luftës. (LajmeShqip.com)