Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 16:59

Tiranë – Mirëqeverisja në Shqipëri ka marrë një vlerësim tepër pozitiv nga organizata ndërkombëtare “Global Integrity”.

Në një raport të përpiluar nga kjo organizatë jofitimprurëse, vendi ynë pozicionohet në vendin e 21 nga 105 vende në të gjithë botën, duke marrë 74 pikë nga 100 maksimalet.

Në këtë raport, përveç qeverisjes së mirë, notë pozitive marrin dhe masat kundër korrupsionit të ndërmarra nga qeveria shqiptare. “Global Integrity” është një organizatë lider në vëzhgimin e trendeve mbi qeverisjen dhe korrupsionin në të gjithë botën.

Duke punuar me një rrjet prej mëse 1.200 gazetarësh dhe kërkuesish vendas, në mbi 100 vende të botës, organizata synon t’i japë formë dhe të përditësojë edbatin mbi reformat e qeverisjes dhe anti-korrupsionit, nëpërmjet mjeteve diagnostikuese të hollësishme në nivel kombëtar, nën-kombëtar dhe sektorial.

Informacionit që përcjell “Global Integrity” përdoret gjerësisht nga donatorë, shoqëria civile, si dhe qeveri, të ëprfshirë në reformat qeverisëse, sin ë vendet e zhvilluara, ashtudhe ato në zhvillim.