Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 15:15

Tiranë – Gjykata e Tiranës ka shtyrë sot seancën e radhës për çështjen “Gërdeci”, me 29 të pandehur, në pjesën më të madhe, ish-funksionarë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes dhe të ushtrisë.

Shkak për pezullimin e seancës së parashikuar për t’u zhvilluar sot, u bë mungesa në sallën e gjyqit e disa prej avokatëve të të pandehurve. Në keto kushte, Gjykata e ka shtyre seancën për ditën e premte.

Personat e marrë me cilësinë e të pandehurit në këtë proces nga prokuroria, akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në 15 mars të 2008 në fshatin Gërdec, Tiranë, kur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën dhjetra të tjerë.

I nisur prej mëse një viti në këtë Gjykatë,  procesi për çështjen “Gerdeci”, është shoqëruar nga ndërprerje të shpeshta, kryesisht për mungesë të përfaqësuesve të palës mbrojtëse në seancë.

Aktualisht, ky  proces është përqendruar tek pyetja e të pandehurve të tij.