Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 11:51

Prishtinë – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në hapje të konferencës “Fuqizimi i Ballkanit” përmendi vizitën e komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle, duke thënë se ky është një hap i Kosovës drejt integrimin në Bashkimin Evropian.

“Komioneri Fyle nga Bashkimi Evropian është sot në Kosovë për të lansuar studimin e fizibilietit që është një hap përpara drejt nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim-asocimit dhe ecjes së Kosovës përpara drejt integrimit në BE”-nënvizoi Selimi

Ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Klif theksoi nevojën që të punohet bashkërisht në mënyrë të përgjithshme, ndërmjet SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për fuqizimin e Ballkanit.

“Mendoj se është posaqërisht interesante se janë bërë përpjekje të mëdha këtu në Kosovë  të fillonjë të zhvillojnë disa lidhje jo vetëm me SHBA-të, por edhe me Evropën dhe vendet tjera, si për shembull me Arabinë dhe me vendet e Karikomit. Sidoqoftë është mirë që të punohet në këtë drejtim me SHBA dhe Evropën të  punohet në mënyrë të përgjithme, për fuqizimin e Ballkanit”-deklaroi Klif.

Të pranishme në hapje të konferencës iu referua edhe publicisti dhe historiani Tim Xhuda, i cili përmendi aspektet e ndryshme të Ballkanit Perëndimor, dhe hapave që duhet të ndërmarrin shtetet e dala nga ish Jugosllavia që të ecin drejt integrimit evropian.

Konferenca me temën “Fuqizimi në Ballkan”, do të vazhdojë edhe nesër e pasnesër, ndërsa është organizuar nga Këshilli Brianik në Kosovë, Këshilli Britanik në Uashington DC dhe Ambasada Britanike, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.