Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 17:21

Tiranë – Në ambientet e Batalionit të Forcave Speciale të Komandës së Forcave Tokësore, Zall Herr, u zhvillua sot ceremonia e fillimit të stërvitjes së kontigjentit paqeruajtës “Eagle 4”, një ekipë i përbërë prej 80 efektivësh specialë të Forcave të Armatosura shqiptare, i cili do të niset me mision në Combat-Kandahar, Afganistan.

Në ceremoninë e fillimit të kësaj stërvitjeje, ishte i pranishëm zv/ministri i Mbrojtjes, Spahiu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, Atasheu Ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i akredituar në Tiranë, komandant Glen Broën, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, përfaqësues të ODC-së dhe Ambasadës Amerikane.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, theksoi angazhimin serioz të shtetit dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për të vepruar si partnerë të denjë krahas NATO-s, në Afganistan dhe kudo në botë, në mbështetje të paqes dhe vlerave të lirisë”.

Kompania e katërt që niset me mision në Kandahar, Afganistan përbëhet nga 80 efektivë të Forcave Speciale, 45 prej të cilëve do të jenë të dislokuar në një mision më të rrezikshëm dhe me detyra më specifike, se detyrat që janë kryer deri më tani nga forcat tona “Eagle”.

“Eagle 4”, që do të niset me mision në muajin janar 2012, do të trajnohet me metoda specifike nga forcat amerikane.