Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 22:00

Menjëherë pas Zvicrës janë Norvegjia dhe Suedia ato që zënë vendet kryesuese të këtij klasifikimi, ndërsa në vendin e fundit renditet Afganistani.

Sipas Indeksit të Agjensisë Globale Mbikëqyrëse për Moshën (Global Age Watch Agency Index) rezulton të jetë në vendin e parë  Zvicra, vendi ku plakesh më mirë.

Ndërsa Italia pavarësisht se është një vend me jetëgjatësinë më të madhe, renditet vetëm në vendin e 37-të.

Ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 53-të të vendeve ku plakesh më mirë, në një klasifikim mes 96 vendesh në botë.

Ky klasifikim përgatitet nga shoqata ndërkombëtare ‘Help Age’ dhe Universiteti Southampton, raporton Ansa, përcjell albinfo.ch.

Vlerësimi bëhet për të moshuarit në katër fusha të ndryshme, si të ardhurat, shëndeti, edukimi dhe mundësitë për të lëvizur në mënyrë të pavarur./albinfo.ch/