Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 14:30

Në Kinë një gruaje teksa bëhej gati të zbriste autobuzin, i ndodhi diçka që nuk kishte ndodhur më parë. 

Në tentativë për të zbritur asaj ju bllokua koka ndërmjet dy dyerve.

Pasagjerja po përpiqej të zbriste në stacion kur dyert u mbyllën mbi të.

Për fat të mirë, në mes të gjithë këtij taksirati, koka e saj ishte bllokuar në pjesën e gomuar të dyerve të autobuzit.

Dhe teksa autobuzi kishte filluar të ecte me kokën e gruas jashtë, ajo nuk kishte pësuar asnjë dëmtim në qafë.

Kanë qënë udhëtarët që e kanë parë ngjarjen dhe i kanë bërtitur menjëherë shoferit për të ndaluar.

Çuditërisht, kur autobuzi ndaloi dhe hapi derën, gruaja në fjalë thjeshtë sa ka hequr kokën dhe u është larguar pa bërë fjalë. (LajmeShqip.com)