Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 12:56

Ajo do të martohej dhe në dasmën e saj ftoi edhe shefin pasi i kishte vjedhur 192 mijë euro.

Peter Sutton kishte ngelur pa fjalë nga ekstravaganca e dasmë së punonjëses së tij 29 vjeçare Kirsty Lane.  Një makinë Rolls-Royce, fishekzjarre, një saksofonist, një prestigjator, 2 grupe buzikore, një DJ dhe një bar falas për të gjithë të ftuarit. Lane e cila nuk fitonte më shumë se 22 mijë euro kishte blerë edhe fustanet e shoqërueseve të saj të nderit edhe nga një iPod secilës.

Dyshimi i shefit Suton për dasmën prej 45 mijë eurosh u konfirmua disa ditë pasi firma e tij zbuloi llogaritë bankare të zbrazura.

Lane sëbashku me burrin e saj Graham u arrestuan përpara se ata të niseshin në udhëtimin e tyre të muajit të mjaltit për në Mexico.

Kjo dasëm e një nuseje të çmendur ishin tringëllimat e zileve për kompaninë që po i afrohej falimentimit.

Drejtori i kompanisë kujton:

“Ajo ankohej gjithmonë se nuk kishte lekë dhe kur u largua përpara dasmës i thashë me shaka që do të kontrollonim llogaritë tona meqë po ikën, dhe ajo filloi të qeshte. Por as që më shkonte ndër mënd që ajo do ta kishte bërë me tërë mënd!” (LajmeShqip.com)