Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 11:46

Të sjellësh në formë një mace nuk është një sfidë shumë impenjative, por mund të kthehet në një të tillë nëse macja peshon 18 kilogramë.

Meow është braktisur nga padroni i saj 87-vjeçar që s’mund të kudesej më për të dhe ka gjetur një shtëpi të përkohshme në strehëzën e kafshëve Santa Fe, në New Mexico.

Por për të humbur ndonjë kile është më e vështirë sesa të gjesh një shtëpi të re. Fati i maces është marrë shumë përzemër nga personeli dhe tani macja 2-vjeçare po ndjek një dietë speciale.

“Ajo që shihni është një mace e shëndoshë. Por duke kaluar kohë me të vëreni se është shumë e ëmbël”, është shprehur zëdhënësi i strehëzës, Ben Swan duke shtuar se nuk e kupton sesi një mace mund të trashet kaq shumë në dy vjet.