Fermeri Donnie Russell ka deklaruar se ka gjetur në fermën e tij vezën më të vogël që i kanë zënë sytë, apo që mund të ketë dëgjuar më parë.
Veza që ai ka gjetur është 2.1 centimetra e gjatë, sa një monedhë, dhe peshon 3.46 gram, më pak se një e dhjeta e një veze normale.
Departamenti Agrikultural i shtetit i ka çertifikuar përmasat e vezës.
Sipas Librit të Ginesit rekordin e fundit e ka vendosur një vezë me gjatësi 2.7 centimetra. Por, fermeri Russell është i pavendosur për të aplikuar për rekordet Gines.
Në qoftë se rekordet Gines do të kishin shpërblime monetare, kush e di se sa rekorde do të ishin çertifikuar! (LajmeShqip.com)