Lajme Shqip Monday, 12 March 2012 12:08

Benzina është një likuid që nëse i merr erë për një kohë të gjatë, jo vetëm që mund të të trullosë, por ndonjëherë edhe të të helmojë me avujt e saj.

Megjithatë, për një vajzë unike në botë, benzina jo vetëm që nuk është shqetësim, por përbën pijen e saj më të preferuar.

Programi amerikan “My Strange Addiction” (Varësia ime e çuditshme) ka transmetuar ditën e shtunë historinë e pabesueshme të adoleshentes. “Edhe pse më djeg në gojë, më bën të ndihem mirë”, ka deklaruar Shannon, e cila konsumon deri në 12 lugë çaji me benzinë në ditë.

Nëna e Shannon tregonte se fillimisht nuk e besonte të bijën se me të vërtetë pinte benzinë, deri sa e pranoi të vërtetën kur vuri re se e bija mbante era benzinë.
Për këtë vajzë që ka konsumuar 25-30 litra benzinë gjatë 2011-ës, është e pashmangshme që goja t’i mbajë era benzinë. (LajmeShqip.com)