Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 16:25

Enna Stephens 7-vjeçare filloi të qeshte pa pushim pas një operimi që ju bë në tru.

Doktorët i kishin paralajmëruar prindërit që në shumicën e rasteve, pacientëve që u hiqet tumor nga truri, ngelen me disa pasoja, si psh. depresion dhe mërzi e pa kontrollueshme. Por, askujt nuk i kishte ndodhur më parë që mbas këtij operimi ta kapnin të qeshura pa pushim!

Kjo është diçka normale që mund të ndodhi mbas një operimi të tillë, pasi qëndra e kontrollit të emocioneve mbetet e prekur, por jo për gjatë.

Në fakt Enna ka 1 muaj që vetëm qesh, por prindërit e saj kujtojnë se tre javët e para ishin shumë intensive, aq intensive saqë e qeshura e saj kalonte në histerizëm dhe ata ishin të detyruar ta çonin tek doktori për t’i dhënë qetësues.

E ëma e saj 40-vjeçare kujton: “ Gjithçka filloi papritmas kur gjyshja e saj po përdorte një banane si për telefon. Ajo filloi të qeshte aq shumë saqë nuk pushonte dot! Sa herë që ajo shpërthente në të qeshura, qeshnim edhe ne me të madhe. Ishte si sëmundje ngjitëse! Por falë atyre të qeshurave ne ndihemi më të lehtësuar dhe më të fortë për të përballuar situatën e vështirë.”

Fatmirësisht, duket se Enna po e përballon gjëndjen mbas operacionit mjaft mirë. Megjithëse kimioterapitë për të nuk kanë mbaruar ende, ajo ka filluar të ndjekë sërish kursin e baletit. (LajmeShqip.com)