Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 19:51

Kerri Dowswell nuk e ka aspak problem që në pak minuta të duhet të ndërrojë masën e pantallonave të saj.

23-vjeçares i ndodh një fenomen misterioz që sa herë ajo drekon, për pak minuta barku i saj fryhet si të jetë një grua shtatzënë. Dhe për t’ju kthyer sërish masës së saj reale asaj i duhen disa orë. Për këtë arsye Kerri ka gjetur zgjidhje vetëm me rrobat e shtatzënisë, të cilat në pjesën e barkut janë me llastik dhe elastike ndaj ndërrimit të përmasave të barkut të saj.

Gjendja e Kerrit është një çështje që doktorët prej dekadash nuk po i japin dot një shpjegim.

Ajo i ka bërë të gjitha testet e alergjisë dhe ndaj tyre ka rezultuar alergjike. Ka provuar të mbaj edhe dieta ushqimore, por asgjë nuk ja ka parandaluar fryerjen e barkut të saj.

Kerri nga Staffordshire ka thënë:

“Është vërtetë për t’u ndjerë në siklet. Unë e di që çdo gjë që unë ha, sa do e vogël të jetë, do të më bëj që të fryhem sin jë tullumbac, gati për të shpërthyer. Shpesh herë më ka rastisur të më pyesin njerëzit se kur e kam datën e lindjes. Është një situatë shumë e çuditshme që ndonjëherë më duket sikur nuk do t’i adaptohem asnjëherë.” (LajmeShqip.com)