Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 10:14

Studentja Lily Clarke mund të konsiderohet si Bukuroshja e Fjetur, pasi ajo dremitë deri në dy muaj pa ndërprerje.

Lily 21-vjeçare vuan nga një sindrom i rrallë, i cili quhet sindromi i Kleine-Levin. Ajo ka fjetur gjatë gjithë periudhës të provimeve të fakultetit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Ajo madje nuk ka mundur as të realizojë festën e ditëlindjes së saj të 18-të, të cilët e kishte planifikuar aq mirë, pasi ra në gjumë të thellë disa ditë përpara saj!

 

Mamaja e saj Adele, 47-vjeçare, kujton se kjo situatë i është shfaqur për herë të parë në vitin 2007, kur ato kishin shkuar të drekonin pas një dite të lodhshme skiimi.

“Përpara se të mbërrinte ushqimi në tavolinë atë e zuri gjumi në tavolinë. Ishte e pamundur që ta zgjonim dhe na u desh që ta ngrenim peshë për ta larguar nga restoranti”, kujton mamaja e saj.

 

Në eksperiencën e parë të këtij sindromi, Lily fjeti për 23 orë dhe u zgjua në shtëpinë e prindërve të saj në Haslemere të Surrey, tamam në vaktin e drekës.

Tashmë ajo flen deri 2 muaj pa ndërprerje çdo 7 muaj. Fatkeqësisht ajo është duke humbur shumë ngjarje që i rrethojnë familjarët e saj dhe vetë atë.

 

Ky sindrom nuk ka kurë por mjekët thonë se prek vetëm të rinjtë; kështu që shpresa e Lilyt për të shpëtuar nga kjo përgjumje e gjatë është që të presë deri sa të rritet. (LajmeShqip.com)