Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 10:31

Annfaye Kao, 27-vjeçe, është një admiruese e flaktë e përrallës ‘Borëbardha dhe shtatë Xhuxhat’, aq sa personazhet e saj i ka përjetësuar në lëkurën e saj.

Sipas ekspertëve, tatuazhi i saj është aq i bukur saqë ata i ka dhënë çmimin për tatuazhin më të bukur në Konventën e Tatuazheve në Singapur.

Por Annfaye tregon se për të patur një kurriz aq të shumëngjyrshëm artistikisht, i ka krijuar shumë dhimbje.

“Të dhemb vërtetë shumë të bësh tatuazh në të gjithë kurrizin dhe fatmirësisht unë nuk hoqa dorë deri sa gjithçka përfundoi. Arsyeja se përse ja nisa këtij tatuazhi ishte sepse gjithçka e pashë në ëndërr dhe më pëlqeu shumë. Si u zgjova, vendosa menjëherë ta bëja tatuazh Borëbardhën. Në fund të fundit, unë gjithnjë kam ëndërruar të isha si ajo kur isha e vogël!” (LajmeShqip.com)