Lajme Shqip Wednesday, 24 August 2011 14:29

Connie Lloyd ishte 1-ditëshe, kur mamaja e saj Zara dhe babai Tom, të dy 24 vjeç, vunë re një pikë të kuqe mbi hundën e saj. Gjatë muajit në vijim, kjo pikë e vogël u rrit aq shumë sa mori përmasat prej 4 centimetrash duke e mbuluar plotësisht hundën e saj të vogël.

Mjekët në Berkshire të Anglisë e diagnostikuan vogëlushen me tumor beninj, por nuk ja hoqën shenjën e shëmtuar.

Por, kur Connie u bë 3 vjeçe e kishte të pamundur që të dilte nda shtëpia dhe të mos e përqeshnin për hundën e saj prej kllouni. Kështu, mbas kërkimeve të shumta më në fund gjetën një kirurg që të bënte një ndërhyrje të tillë.

Connie, e cila më parë ishte e turpshme për shkak se e kishin ndrydhur komentet mizore të njerëzve, sot ajo ka filluar të jetë pjesë e grupit shoqëror të saj dhe të gëzojë duke thënë: “Unë tani e kam hundën si të mamit!” (LajmeShqip.com)