Shumë shpejtë u zhduk në një re tymi, ura që ishte më shumë se katër dekada e vjetër.
Zyrtarë të qytetit Zhangjianjie të Kinës, kanë vendosur të rrënojnë urën mbi lumin Lishui, sepse kishte filluar të amortizohej.
Sipas llogarive, riparimi shpeshtë i urës së gjatë 1200 metra, kushton më shtrenjtë sesa ndërtimi i një ure të re.
Ura është shembur për dy sekonda, pasi i kanë vënë afro një ton dinamit, i cili është aktivizuar në mënyrë të kontrolluar.
Ura e re që do të ndërtohet deri në fund të vitit 2017, do të jetë më e gjerë, ndërsa do të kushtojë afro 12 milionë euro.