Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 23:32

 

Astronomët kanë përdorur teleskopët më të fuqishëm të botës për të kryer studimin më të saktë deri më tani për gjendjen e universit tonë. Ata zbuluan se ai po prodhon gjysmën e energjisë dhe se po shkon drejt plakjes

Universi po vdes ngadalë, konfirmon studimi i astronomëve mbi 200,000 galaksi. Energjia e prodhuar nga galaksitë është sa gjysma e asaj që qe dy miliardë vjet më parë dhe vazhdon të jetë në rënie, sipas rezultateve të një kërkimi që përdori shtatë teleskopët më të fuqishëm të botës.

Kjo po ndodh në të gjitha gjatësitë e valëve nga ultravioleti tek infra të kuqe.

“Universi është i destinuar të jetë në rënie prej këtej e në vazhdim, si një moshë e vjetër që zgjat përgjithmonë”, tha profesor Simon Driver nga Qendra Ndërkombëtare për Kërkimin e Radio Astronomisë (ICRAR) në Australinë Perëndimore.

“Universi me plot gojën po shkon drejt plakjes dhe sjelljes së moshave të vjetra, e duket se po e lënë fuqitë”, shtoi ai.

Studimi Asambleja e Galaksisë dhe Masës (GAMA) publikuar këtë javë, është kërkimi më i madh për valët e gjatësive të ndryshme.

Hulumtuesit mblodhën të dhëna nga teleskopët më të fuqishëm të botës, përfshirë VIST dhe VST në Observatorin Paranal të Kilit, Galex-in e NASA-s, Wise dhe një teleskop të Agjencisë Hapësinore Europiane.

Në një mbledhje të dhënash prej shumë kohësh, ata synonin të krijonin një hartë dhe një model të energjisë së krijuar nga universi sot. Tani ato synojnë të krijojnë një hartë të historisë së energjisë së universit.

E gjithë energjia në univers u krijua nga Big Bang-u që krijoi kozmosin, ku një pjesë e tij mbeti në formën e masës.

Yjet shkëlqejnë ngaqë konvertojnë masën e tyre në energji, siç e përshkruan dhe ekuacioni i famshëm i Albert Ajnshtajnit E=MC në katror.

Megjithatë, ky proces i krijimit të energjisë është në rënie të qëndrueshme.

Profesor Driver tha: “Ndërsa shumica e energjisë që shpërndahej përreth u krijua pas Big Bang-ut, energjia shtesë çlirohet vazhdimisht nga yjet kur ata bashkojnë elementë si hidrogjeni dhe heliumi.

“Energjia e çliruar së fundmi ose thithet nga pluhuri teksa lëviz nëpër galaksi, ose shkon në hapësirën ndër galaktike dhe udhëton derisa të godasë diçka si një tjetër yll, një planet ose një pasqyrë teleskopi”.

Fakti që universi po shuhet ngadalë është i ditur që prej viteve 1990, por puna e re është studimi më i saktë deri më tani.

Profesor Driver i prezantoi zbulimet në asamblenë e përgjithshme të Bashkimit Ndërkombëtar Astronomik në Honolulu të Havait.

Zbulimet

Astronomët kanë zbuluar një strukturë aq të madhe në univers, saqë teoria aktuale e kozmologjisë thotë se nuk duhet të ekzistojë.

Një skuadër amerikano-hungareze zbuloi së fundmi një rrjet prej nëntë shpërthimesh rrezesh gama në nëntë galaksi të largëta, 5 miliardë vite dritëlarg. Për ta krahasuar, galaksia jonë është vetëm njëqind mijë vite dritë larg.

Shpërthimet e rrezeve gama janë objektet më të ndritshme në univers, duke çliruar aq shumë energji në disa sekonda sa çliron dielli gjatë 10 miliardë viteve dritë jetë.

Provat e fundit nga satelitë si Swift dhe Fermi tregojnë se energjia pas shpërthimeve të rrezeve gama vjen prej kolapsit të materies në një gropë të zezë.

Ndriçimi i tyre i stërmadh i ndihmon astronomët të krijojnë një hartë të vendndodhjes së galaksive të largëta, diçka që skuadra e përdori për të gjetur strukturën.

Popullata

Por ndërkohë që universi po plaket, popullata e planetit tonë sa vjen e rritet. Sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara, popullata globale do të arrijë në 11 miliardë deri në fund të këtij shekulli dhe afrikanët do të përbëjnë gjysmën e këtij numri.

Deri në vitin 2050 popullata globale do të rritet nga 7.3 miliardë në 9.7 miliardë dhe deri në vitin 2100 popullata prej 1.2 miliardë e Afrikës pritet të ketë shkuar në 5.6 miliardë.

Ekspertët parashikojnë rritje të shpejtë të popullatës, duke shterur kështu më shpejt resurset dhe duke shtuar gjasat e papunësisë, varfërisë, krimit dhe trazirave politike.