Lajme Shqip Saturday, 13 August 2011 15:53

Nga një përrua uji në mes të një qendre tregtare e deri tek një flutur e madhe mbi tokë, këto janë janë disa pamje të mahnitshme që janë krijuar duke mos përdorur asgjë më shumë se sa shkumës dhe imagjinatë. Artisti i këtij punimi në rrugë, Julian Beever, për pikturimet ka përdorur një teknikë që quhet ‘anamorphia’.

{fotogaleria}

{/fotogaleria}

Kjo do të thotë se janë krijuar në dy dimensione, por kur i sheh nga një kënd i caktuar duken tri-dimensionale.

Beever i cili ka lindur në Melton Mowbray të Leics, ka udhëtuar nëpër botë për 15 vite duke krijuar skena të tilla, të cilat i ka përmbledhur të gjitha në një libër që e ka quajtur “Arti i Shkumësit në Trotuar”. (LajmeShqip.com)