Lajme Shqip Tuesday, 08 October 2013 22:24

Kryeministri Hashim Thaçi me t’u kthyer nga Brukseli, i është përveshur fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Ai gjatë ditës së sotme ka qëndruar në bastionin e tij, në Drenicë.

Në një rast ai është pyetur nga gazetari i KTV-së nëse po takon vetëm arsimtarët e PDK-së, i cili përveç përgjigjes se arsimtarët janë të tërë Kosovës, dhe jo vetëm të PDK-së, ka marr edhe një shuplakë goxha të nxehtë në qafë. Sigurisht se nuk mund të pretendohet se ajo ishte e qëllimshme, transmeton reporteri. Por gazetari vetë e ka komentuar duke thënë se “ku ma ka dhez fort a”, e që ka zgjuar të qeshura edhe te kolegët tjerë të tij.