Lajme Shqip Tuesday, 07 August 2012 13:49

Sozies, personit me një ngjashmëri natyrale me tenorin e famshëm Luciano Pavarotti i është refuzuar një kartë krediti pasi stafi i një banke nuk e quajti të vlefshme fotografinë e tij.

66-vjeçari, Colin Miller kishte tentuar të aplikojë për një kartë të Barclays dhe ka ngarkuar foton e tij në faqen e internetit në përputhje me rregullat e kompanisë.

Por ditë më vonë, karta e tij është kthyer mbrapsht pasi stafi i tha se ai nuk gëzonte të drejtën e autorit për imazhin e fytyrës së tij.

Zyrtarët në Barclays konfirmuan se fotografitë e të famshmëve nuk janë të lejuara në kartat bankare duke këmbëngulur se ngjashmëria e çuditshme e tij me tenorin kishte shkaktuar konfuzion.

Stafi i bankës tashmë është justifikuar duke e quajtur si një gabim të kuptueshëm, duke i premtuar se do ta pajisin kartën me fotografinë e tij në mundësinë e parë.

Zoti Miller, i cili ka punuar si një imitues i Pavarottit për më shumë se 20 vjet, tha se ishte shokuar që ishte penalizuar se ngjante me dikë tjetër.