Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 18:25

Ajo çfarë duhej të konsiderohej si një vepër arti , për shumë banorë të qytetit ka qënë diçka shumë e shëmtuar për t’u parë. Në liqenin Alster në Hamburg është vendosur një skulpturë gjigande e një guaje të shtrirë në ujë, me përmasat 3.6 metra në total. Kjo është vepër e Oliver Voss, drejtorit të shkollës së Reklamave në Miami.

Skulptura është krijuar për të krijuar idenë e një gruaje që noton në liqen. Pjesët e dukshme të skulpturës janë vetëm tre: koka dhe dy gjunjët mbi ujë.

Shumë prej turistëve kanë kërkuar të marrin varka për t’ju afruar skulpturës dhe për ta fotografuar nga afër.

Por kjo vepër arti ka hapur vërtetë polemika. Kryetari i bashkisë, Markus Schreiber është shprehur për gazetën “Bild” se skulptura e pazakontë e ka prishur ‘imazhin e liqenit të dashur’.

Por autori i kësaj vepre ka shpjeguar:

“Hamburgu dhe uji i përkasin njëri-tjetrit. Njerëzit jetojnë me dhe nga uji. Unë sëbashku me ekipin tim donin ta paraqisnim këtë marrëdhënie të qytetit me ujin në një mënyrë argëtuese.” (LajmeShqip.com)