Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 10:36

Skandalet në Maqedoni nuk kanë të ndalur. Diskriminimi tani prezent edhe në kishë. Në fotografinë që na dërgoj një Telegrafist shihet se çka ka deklaruar popi i cili thotë se futja e vajit me vulë hallall në kishë do të thotë kërcënim pasi feja islame mund të shtrihet edhe në mesin e krishterëve.

Në tekst thuhet ”Që të mos përzihen gjërat”. Vaji hallall përdoret për përgaditje të ushqimit dhe kështu mund të ndikojë tek krishterët duke u futur brenda në to, transmeton Telegrafi.

Për të qenë me qesharake e gjithë kjo, popi deklaron ”ne e dimë se si jepen çertifikatat hallall dhe e dimë se ato mund të jenë me ndonjë lutje të muslimanëve” përfundon deklarata e popit.