Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 16:56

Një kirurg plastik në Rusi është vrarë brutalisht nga një klient i pakënaqur, të cilit nuk i pëlqeu hunda e re pas operacionit. Doktor Alexander Remizov u vra me pushkë nga 34-vjeçari Yuri Lebedev në spitalin e Shën Pjetërburgut.

Mësohet se pacienti kishte bërë disa operacione në hundë, por gjithmonë dilte i pakënaqur me rezultatin e tyre, transmeton tch.

Lebedev ishte një ish-oficer i marinës, i cili kishte shërbyer në ushtrinë ruse për 10 vite. Pasi la ushtrinë dhe pasi u transferua në Shën Petersburg, ai pati vështirësi në jetën personale dhe këto vështirësi mendonte se i kishte nga pamja e tij e jashtme, thotë një miku i tij.