Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 15:54

Nëse do të shkrihej i tërë akulli që gjendet në planetin tonë, niveli i deteve do të rritej për 66 metra.

Kjo do të bënte që në mënyrë dramatike të ndryshohej pamja e planetit tonë. Kontinentet do të ndryshonin shumë, pasi shumë qytete të botës do të përmbyteshin nga uji.

Ndryshimi klimatik është bërë tashmë një temë e madhe, sidomos pas ngrohjes globale, transmeton Lajmi.net.

Dhe, njerëzit janë fajtorët kryesor për ‘shkatërrimin’ e planetit për shkak të ndikimit që raca njerëzore ka në mjedisin e Tokës.

Në një video të publikuar më parë, është parashikuar se si do të dukej Toka nëse i tërë akulli do të shkrihej. Ju ftojmë ta shikoni më poshtë: