Lajme Shqip Friday, 06 April 2012 15:05

Kemi dëgjuar ta kenë shtyrë dasmën për 100 mijë arsye, por të shtyjnë dasmën për të shpëtuar jetën e një kafshe, këtë nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë!

Sa do e çuditshme që të duket, është e vërtetë! George është një iguanë me fat, pasi padronia e tij Lizzie Griffiths ka rrezikuar gjithçka për shpëtimin e jetës së tij. George vuante nga një tumor në fytyrë, i cili rrezikonte jetën e tij.

Dashuria e Lizzie-t për të ka bërë që ajo të prishë planet e saj për dasmën dhe të shpenzojë pjesën më të madhe të kursimeve të saj për kurimin e iguanës së saj.

Lizzie e cila e konsideron George si fëmijën e saj, nuk është bërë pishman për asnjë moment për zgjedhjen e saj. Fatmirësisht, dhëndri i ardhshëm është i ndërgjegjshëm për lidhjen shpirtërore midis tyre, duke mos lejuar që kjo çështje të bëhet problem për marrëdhënien e tij me Lizzie. (LajmeShqip.com)