Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 12:23

Ndarjet janë të pikëllueshme, por ky reagim ishte shumë i befasishëm.

Një femër e re në Kinë është parë të rrëzohet në rrugë dhe të shprehë emocionet e saj, pasi kuptoi me mesazh në telefon se e kishte lënë i dashuri. Rënia e saj e shpejtë ndodhi në pjesën Tsim Sha Tsui, në Hong Kong, që tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve.

“Dikush të më vrasë, ju lutem! E kam njohur për 26 vjet! A kuptoni? Jeni të padobishëm! Të padobishëm!”, thërriste ajo e shtrirë në tokë.

Më vonë u mësua se ajo ishte 24 vjeçare edhe pse kishte thënë se e njihte ish të dashurin për 26 vite, transmeton Koha.net. Disa kalimtarë u munduan ta qetësojnë por më vonë aty kishte arritur edhe policia.