Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 10:52

Policia ka nisur të hetojë mbi disa pretendime shokuese mbi një lotari, ku fituesit marrin si çmim një virgjëreshë minorene.

Kjo duket lotaria më e sëmurë në botë dhe zhvillohet në qytetin Encruzilhada në verilindje të Brazilit.

Meshkujt nga të gjitha anët po blejnë biletat për të fituar çmimin. Një biletë kushton diçka më pak se 7 euro.

Organizata e bamirësisë, Meninadanca thotë se në qytet ka një vend ku organizohen çdo javë netët e bingos.

Pedofilët luajnë për të fituar të drejtën për të shkuar me një nga vajzat, nga mosha 11 deri në 17 vjeç. Kjo garë është kaq e njohur, sa shumë njerëz vërshojnë në qytet.

Një avokat që ka investiguar në këtë qytet, thotë se të gjithë e dinë që ekziston një lotari e tillë, madje edhe policia.

“Bandat bëjnë pasuri të madhe nga këto abuzime”, tha Michael Farias.

Brazili ka një nga nivelet më të larta të prostitucionit të fëmijëve në botë.